E Diel, 1 Nëntor 2026

Beqja: Bode vazhdon të fshehë të vërtetën e hidhur të krizës ekonomike shqiptare

Tiranë, 21 Korrik, NOA Ministri i Financave, Ridvan Bode, vazhdon të fshehë të vërtetën e hidhur të krizës ekonomike shqiptare. Të krizës së sipërmarrjeve shqiptare, të krizës së buxheteve familjare shqiptare, ka thënë sot në një deklaratë për shtyp, deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqja.

Duke vijuar me pohimin se Bode është përsëritës në mëkatin e tij, pasi nëse Bode nuk ishte autori i piramidave të 1997, ai ishte përgjegjësi kryesor që i vuri në gjumë shqiptarët.

Dhe nëse Bode nuk është autori i krizës aktuale ekonomike, ai është bashkëpërgjegjës për fshehjen e saj dhe për thellimin e saj. Ne e kemi deklaruar që nëntor 2009 që buxheti do të dështonte. Sot deklarojmë që edhe arnimet e tij do të dështojnë, shtoi më tej Beqja.

Sipas tij, thjesht duke krahasuar buxhetin fillestar 2010 me zbatimin 6-mujor të tij duken qartë këto fakte, pra që ministri Bode vazhdon të fshehë të vërtetën.

Për herë të parë në 10 vjet jepet fakti i 6-mujorit, por nuk jepet plani i 6 mujorit, nuk tregohet sa është përqindja e mosrealizmit të tij. Në të vërtetë deficiti në mbledhjen e të ardhurave për 6 muaj është 160 milionë dollarë. I vetmi zë me tejkalim është deficiti buxhetor i cili është dy herë më i lartë se programi i 6 mujorit të parë, apeloi Beqja.

Në këtë tabelë të shpenzimeve të 6-mujorit tregohet se nuk është shpenzuar asnjë qindarkë për kompensimin e pronarëve. Këto të vërteta ne i tregojmë prej kohësh, ne i përsërisim prej kohësh. Nëse qeveria nuk do të dëgjojë, shqiptarët nuk do të falin për të dytën herë dyshen Berisha-Bode, për shkatërrimin që po i bëjnë ekonomisë së vendit, përfundoi deklaratën e tij, deputeti socialist, Ilir Beqja.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›