Berisha: Shqipërinë do ta vizitojnë jo më pak se 7 milion turistë në vitet që vijnë

Pilur, 6 Gusht, NOA Me infrastrukturën që ndërtojmë, në qoftë se në 5 vite arritëm në 3 milion turistë, në vitet që vijnë, Shqipërinë do ta vizitojnë jo më pak se 7 milion turistë nga mbarë bota.
Me këto fjalë iu është drejtuar banorëve të Pilurit kryeministri Berisha, gjatë një ceremonie mbi përfundimin e lotit të parë prej 4 km të rrugës që lidh fshatin Pilur me bregdetin, sipas të cilit, në këto 5 vite, vetëm në territorin e bashkisë së Himarës janë investuar 5 miliard lekë, janë ndërtuar 40 kilometra rrugë të fshatrave dhe 22 kilometra në rrugën Palasë-Borsh.
Këto ditë jam me pushime, por kënaqësia ime madhe është se kësaj here pushimet e mia kombinohen çdo ditë, me inaugurime rrugësh e investimesh të reja, i përshëndeti ai banorët.
Duke theksuar më tej se vitin e kaluar Shqipëria u vizitua nga 3 milion turistë dhe këtë vit, numri i qytetarëve me shtetësi jo shqiptare që vizitojë Shqipërinë është rritur me 26 përqind dhe këto të dhëna janë deri në fund të muajit korrik.
Sipas Berishës, brenda një harku të shkurtër kohor, vetëm 5-vjeçar, nga viti 2004, kur Shqipërinë e vizituan vetëm 300 mijë vizitorë, vitin e kaluar pritëm 3 milion. Kjo përbën një zhvillim shumë ogurbardhë për ne dhe një mbështetje të fuqishme.
Asnjë degë e ekonomisë shqiptare nuk ndikon në portofolin dhe kontot e familjeve shqiptare, sesa turizmi. Nga turizmi përfitojnë mijëra e mijëra familje shqiptare që presin turistë, sheshin prodhimet e tyre në zonat turistike dhe investimet që bëhen me radhë në këto zona. Por në rast se turizmi u dhjetëfishua, unë dua tju garantoj se investimet në zonat turistike u 30-fishuan, deklaroi më tej ai.
Ndërsa në lidhje me akuzat e opozitës, kreu i qeverisë tha se ajo derdh lot krokodili për borxhin.
Ju dhe asnjë shqiptar nuk i keni borxh askujt. Ta mbani ballin lart, sepse ne asnjë herë nuk kemi marrë borxh asnjë qindarkë, për rrogat dhe pensionet tuaja. E kundërta ka ndodhur. Ne kemi gjetur një borxh prej 72 përqind të prodhimit të vendas dhe sot, ai është 59 përqind. Por sot kemi një Shqipëri tjetër. Një Shqipëri që pret mbi 3 milion turistë në vit. Një Shqipëri që sot ka 3 herë më shumë studentë, se në vitin 2005. Një Shqipëri që sot ka një fond pensionesh 2 herë më të madh, se në vitin 2005, një fond pagash 2 hyrë më të madh dhe fond ndihme ekonomike 2 herë më të madh. Një Shqipëri, anëtare të NATO-s. Një Shqipëri, qytetarët e së cilës brenda muajve të fundit të këtij viti do të lëvizin të lirë në mbarë Europën. Kjo është vepra jonë e përbashkët, përfundoi Berisha.
n.e/NOA
topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/sociale/91-sociale/28239-berisha-shqiperine-do-ta-vizitojne-jo-me-pak-se-7-milion-turiste-ne-vitet-qe-vijne","title":"Berisha: Shqipërinë do ta vizitojnë jo më pak se 7 milion turistë në vitet që vijnë","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")