PS: Votat e hapura, mazhoranca synon kontrollin politik për të shmangur rrjedhjen

Tiranë, 7 qershor, NOA Vendimi i Këshillit të Rregullores dhe Mandateve për votim të hapur ndaj dekreteve të Presidentit të Republikës, përbën një thyerje të privatësisë së votës për deputetin, duke u kthyer në një lloj kontrolli politik që mazhoranca të ushtrojë mbi votat e saj, nga frika që ka prej rrjedhjes së tyre.
Kështu e ka vlerësuar opozita vendimin e Këshillit të Rregullores mbi propozimin e ri që synon të fusë si një normë të re në rregulloren e parlamentit për votimin e hapur.
Përmes deputetit socialist, Damian Gjiknuri, ajo ka vlerësuar publikisht se ky është një cënim i sovranitetit të Kuvendit, përsa i përket shprehjes në mënyrë të fshehtë për kandidaturat e Presidentit të Republikës.
Ndërkaq, kërkimi edhe i informacioneve private ka një qëllim të thjeshtë: që ti kompleksojnë, ti lançojnë publikisht këto kandidatura në mënyrë që ose personat të tërhiqen vetë, ose të dënohen me një votë politike nga ana e mazhorancës, tha ai.
Duke shtuar se Partia Socialiste është thellësisht kundër këtyre procedurave. Transparenca e procedurave për zgjedhjen e kandidaturave nuk ka të bëjë shumë me aspektin e votës së fshehtë ose votës së hapur, por ka të bëjë me mënyrën sesi zgjidhen këto kandidatura, kriteret ligjore dhe profesionale që ato përmbushin. Dhe pikërisht nëpërmjet kësaj vullneti i Kuvendit shprehet nëpërmjet votës, parashtroi më tej Gjiknuri.
Duke përfunduar reagimin e tij se PS i qëndron pikëpamjes se mekanizmi i votës së hapur për votimin e kandidaturave, do të jetë një mekanizëm kontrolli vote në mënyrë politike. Në mënyrë që kandidaturat të vlerësohen politikisht e jo në bazë të kritereve ligjore dhe kushtetuese që duhet ti vlerësojë Kuvendi para se ti japë pëlqimin.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")