E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Xhaçka: Të turpshme, komentet e Topallit

TIRANË- Pas deklaratave të kryeparlamentares Jozefina Topalli ka reaguar menjëherë selia rozë. Nëpërmjet deputetes Olta Xhaçka, PS deklaron se Topalli po shpërdoron rolin e saj kushtetues.

“Jozefina Topalli sapo dha një tjetër shembull të keq të shpërdorimit të rolit kushtetues të kryetares së Kuvendit, duke u shfaqur në rolin ç’edukues të një gruaje që politikën e përdor jo vetëm për të përgojuar burrat, por edhe gratë. Është i turpshëm komenti i saj për zonjën Seseri , të turpshme komentet për kryetarin e opozitës dhe për vetë presidentin e Republikës”, tha ajo në reagimn e shkurtër.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›