Plani urbanistik, Basha: Drejt përfundimit, brenda vitit nis zgjatimi i Bulevardit
TIRANE- Kryebashkiaku Lulzim Basha, i pranishëm në një takim me Shoqatën e Ndërtuesve të Shqipërisë bëri me dije se plani i ri urbanistik është drejt përfundimit dhe drafti i tij, ashtu siç është premtuar nga Bashkia e Tiranës, do të bëhet publik në maj.
Kryebashkiaku solli në vëmendje faktin që plani i ri urbanistik do të ketë kritere të rrepta për të gjithë ata që do të ndërtojnë duke përfituar nga hapësirat publike.
“Kjo trensparencë, do të vijojë edhe me përfundmin e draftit. Plani ka një rëndësi të madeh për qytetin dhe qytetarët, por edhe për ndërtuesit, pasi ai do të sigurojë një zhvillim të parashikueshëm, të qëndrueshëm. Ky plan do të bëjë të mundur që ndërtimet në qytet të mos bëhen sipas dëshirës së kryetarit. Përfundimi i planit do t’i jap fund një sage të gjatë të lodhshem, jo transprente të kushtueshem dhe tejet të politizuara të viteve të fundit. Është pikërisht ky plan, çelësi për procedurën e re të aplikimit për leje ndërtimi”,- tha Basha.
Ndërkohë sipas Bashës projekti fitues për zgjatimin e Bulevardit të Tiranës, një garë që aktualisht vijon mes dy studiove që janë vlerësuar barazisht "Grimshaw" dhe "DAR", do të shpallet së shpejti dhe zbatimi i tij do të nisë brenda vitit.
(el.me/BalkanWeb)