PS: Xhaferaj mos u merr me sheshin, mëso ku është varri i Ismail Qemalit

Më shumë mbi argumentin:
Sheshi, dhe MTKRS kundër Ramës
Mjedisi ndal punimet në Skënderbej
Emiri i Kuvajtit, si po e shndërron sheshin
Edi Rama: Sheshi, kartëvizita e Tiranës
Sheshi, Rama akuzë qeverisë
Tiranë, 3 Prill NOA Ministri i Kulturës që sdi ku e ka varrin Ismail Qemali nuk ka si të dijë as bazën ligjore të transformimit të sheshit Skënderbej, jo më të kuptojë vizionin e këtij transformimi.
Këtë pohim e bëri deputeti i Partisë Socialiste për Tiranën, Ditmir Bushati, në një reagim para disa minutash ku akuzoi se Projekti transformues i Tiranës po tentohet të merret peng nga qeveria.
Si deputet e përfaqësues i interesave legjitime të qytetarëve të Tiranës, Bushati informoi se Bashkia e Tiranës ka marrë edhe miratimin ligjor të Institutit të Monumenteve të Kulturës që megjithëse ministri e ka në varësi nuk e ka marrë vesh akoma se edhe në këtë aspekt projekti i sheshit është brenda kornizës së ligjit.
Kryeqytetasit e kuptojnë se ky projekt transformues po tentohet të merret peng nga qeveria edhe për të larguar vëmendjen nga kriza e rëndë e keq qeverisjes, por në fakt kjo është një arsye më shumë për të protestuar në 30 Prill, - ishte komenti i deputetit socialist të kryeqytetit.
e.r/NOA