Berisha uron Pashkët besimtarëve të krishterë

Kryeministri Sali Berisha uroi sot të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e ditës së Pashkëve.
"Dita e Pashkëve është dita e shpërblimit të sakrificës, në emër të një interesi dhe ideali më të lartë. është dita e shpresës së pashuar të njerëzimit, për një të ardhme më të ndritur. Besimtarët shqiptarë në Shqipëri dhe kudo janë, kremtojnë sot Pashkët më të lirë, më të begatë, më të denjë se kurrë më parë", thuhet në mesazhin e Kryeministrit Berisha.
"Shqipëria kremton këto pashkë si një vend anëtar i NATO-s, si një vend që ecën i sigurt drejt shndërrimit në realitet të ëndrrës evropiane së kombit shqiptar. Edhe një herë Gëzuar Pashkët dhe le të urojmë shpresë dhe besim të madh tek e ardhmja që meritojmë, të urojmë që vitin e ardhshëm këto Pashkë të festohen edhe më mirë!", përfundon mesazhin e Kryeministri shqiptar.