PS Zgjedhjet mund te shpetohen vetem nga Komisioni i Venecias
Partia Socialiste ka paraqitur faktet qe sipas saj deshmojne manipulimin e rezultatit te zgjedhjeve per Bashkine e Tiranes. Deputeti i PS-se Blendi Klosi ka denoncuar mos rakordimin e numrit te votuesve me fletet e votimit te gjetura ne kuti ku ne shume raste rezultojne me shume flete votimi se sa zgjedhes. Gjate deklarates per shtyp Klosi u shpreh se PS mirepret sugjerimin e nderkombetareve per marre asistencen e Komisionit te Venecias lidhur me debatin per fletet e kontestuara apo te hedhura ne kutite e gabuara.
Mirepresim propozimin e bere nga perfaqesues te larte te politikes europiane per perfshirjen e Komisionit te Venecias ne perpjekjen per ti shpetuar zgjedhjet e 8 majit nga qorrsokaku ku i ka futur Saliu me Ristanin dhe per te dhene opinionin e kualifikuar e te pakorruptueshem juridik lidhur me te ashtuquajturat vota te hedhura gabim. Te cilat jane konsideruar te pavlefshme ne te gjithe Shqiperine dhe u bene te vlefshme kur loja mbaroi ne kohen shtese te imponuar nga Saliu jo per te degjuar zerin e cdo qytetari po per ta pushtuar edhe Tiranen sic pushtoi Shqiperine ne vitin 2009 duke shkelur mbi vullnetin e qytetareve tha Klosi.
Sugjerimin per marrjen e nje ekspertize me te kualifikuar ligjore dhe te balancuar e ka propozuar Eduard Kukan kreu i delegacionit per Ballkanin Perendimor ne Parlamentin Evropian.