Shqiptarët janë një popull daltonik?
Po, po, është e vërtetë. E pashë ne televizor, e pohoi vete Kryeministri Berisha. Fundja fundit është doktor, edhe pse jo në fushën e vet duhet ta besojmë pak më shumë sesa kur na flet për ekonominë ose ligjet Shqiptarët ngatërrojnë ngjyrat, dhe si rrjedhojë nuk shohin, por daltonizmi shqiptar është shumë më kompleks, më i gjerë dhe më i thellë, pasi ka simptoma të tilla:
Ne nuk shohim të vërtetën.
Ne nuk shohim vrasjen.
Ne nuk shohim vjedhjen.
Ne nuk shohim shkeljen e ligjeve.
Ne nuk shohim arrogancën.
Ne nuk shohim injorancën që na drejton.
Ne nuk shohim mos respektimin e lirive dhe të drejtave tona.
Ne nuk e shohim dhunën, por e ndjejmë përditë atë.
U konfuzova sa sëmundje e rrezikshme paska qenë daltonizmi dhe të mendosh që ka të bëjë vetëm me mospërcaktimin e saktë të një game ngjyrash, por pasojat që duhet të mbartesh nëse konsiderohesh i tillë janë më të këqija së HIV/AIDS. Madje dhe më keq, është sëmundje që të ngjitet dhe pa kontakt, pa marrëdhënie, pa prekje thjesht vendoset që ti të jesh i sëmurë
Receta për sëmundjen: Duhet të hapim sytë dhe të përpiqemi të shikojmë atë që duam te shohim, jo atë që na sugjerojnë të shikojmë.
