E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS apel qytetarëve: Votoni! Vota juaj do jetë e lirë dhe e garantuar

Partia Socialiste ka përcjellë e para për qytetarët mesazhin zyrtar për ti siguruar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe garancinë e votës së tyre. “Shqipëtarët të jenë të qetë, të sigurtë për të hedhur votën e tyre, të sigurtë në kutitë e votimit. Partia Socialiste ka marrë të gjitha masat në funksion të arritjes së standarteve dhe në garantimin e votës së lirë” u shpreh sekretari për cështje zgjedhore në PS, Kastriot Islami, gjatë një konference për mediat.TIRANE- Sekretari për cështjet zgjedhore në Partinë Socialiste ka qënë i pari që ka përcjellë për qytetarët mesazhin zyrtar për ti siguruar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe garancinë e votës së tyre.
Duke u bërë apel qyteratëve të ushtrojnë të drejtën për të votuar, Islami ka theksuar se këto do të jenë zgjedhjet e ndyshimit të një epoke.
“Shqipëtarët të jenë të qetë, të sigurtë për të hedhur votën e tyre, të sigurtë në kutitë e votimit. Partia Socialiste ka marrë të gjitha masat në funksion të arritjes së standarteve dhe në garantimin e votës së lirë” u shpreh Islami gjatë një konference për mediat.

Partia Socialiste ka bërë të ditur se ka marrë të gjitha masat në funksion të arritjes së standarteve e të monitotimit të procesit dhe regjistrimit të veprimeve të paligjshme.

Ndërkqa është bërë e ditur se përmes përdorimit të një teknologjie moderne, vëzhguesit e PS-së do të kenë mundësi të dallojnë pasaporta apo karta identiteti të falsifikuara, për të shmangur votimin në emrat e emigrantëve si dhe rastet e emrave të dubluar në listën e zgjedhësve.

“Pajisje speciale janë në duart e vëzhguesve socialistë për të kapur pasaporta apo karta false, për të shmangur votimin në emër të emigrantëve. Do të përdoret teknologji spleciale edhe për të shmangur emrat e dubluar në listën e zgjedhësve.
Islami ka përmendur edhe disa nga problemet e hasura në disa qendra votimi , duke theksuar se mungesa e materialeve zgjedhore, kryesisht mungesa e bojës është një problem qe duhet zgjidhur me urgjencë në funksion të mbarëvajtjes së procsit.
“Shkoni votoni të sigurtë, vota juaj do të jetë e garantuar” përfundon deklarata e sekretarit për cështje zgjedhore në PS, Kastriot Islami.
(e.n/Balkanweb)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›