PS, bojkot Kuvendit për pezullimin e Ballës dhe Tahirit

Tiranë, 15 prill, NOA Partia Socialiste ka
vendosur të mos marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit. Vendimi është bërë
publik pas mbledhjes së grupit parlamentarë të PS. Në këtë mënyrë Partia Socialiste, përveç çështje
të tjera për të cilat proteston, ka zgjedhur të reagojë edhe kundër vendimit të
Kuvendit për përjashtimin e deputetit Taulant Balla dhe dhënies së vërejtjes për
deputetin Saimir Tahiri.
Por vendimi i PS-së për bojkot vjen dhe në momentet kur shumë përfaqësues të Bashkimit Europian kanë kërkuar gjetjen e zgjedhjes politike në Kuvend dhe janë deklaruar kundër bojkotit.
m.xh/NOA