E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seanca, deputetët e PS protestojnë jashtë

Tiranë, 15 prill, NOA Deputetët e Partisë Socialiste, sikundër kanë vendosur në mbledhjen e grupit të tyre parlamentar, nuk po futen në seancën plenare të Kuvendit, e cila nis tani punimet,.

Por ata po qëndrojnë jashtë saj në shenjë proteste për përjashtimin e kolegut Taulant Balla dhe dhënies së vërejtjes për deputetin Saimir Tahiri në seancën e fundit nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli.

Ata janë rreshtuar në derën e jashtme të Kuvendit dhe janë duke u bërë gati për të mbajtur një fjalim në shenjë proteste, ndërsa seanca ka filluar dhe kreu i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, është duke mbajtur një fjalim. (vijon) ....

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›