E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

PS depoziton kërkesën në KQZ për regjistrim! Deri më tani mbi 15 parti duan të garojnë për 11 Majin

Partia Socialiste ka depozituar sot kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 Maj.

Në kërkesën e firmosur nga kryesocialisti Edi Rama shoqërohet edhe deklarata solemne e partive pjesëmarrëse në zgjedhje se subjektet që do marrin pjesë do të refuzojnë të marrin pjesë në praktikat e blerjes së votës, marrjes së financimeve apo përfitimeve të kundërligjshme, veçanërisht nga ato që vijnë nga aktivitete kriminale.

Kërkesën për t’u regjistruar në këto zgjedhje e ka paraqitur edhe Partia Demokratike si dhe 15 parti politike.

25 Shkurti shënon edhe afatin për regjistrimin e subjekteve politike, ndërsa në 7 Mars ajo për koalicionet. Afati për depozitimin e listave të kandidatëve është 12 Marsi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›