PS diskuton për rifillimin e negociatave me maxhorancën
Kryeministri Sali Berisha i bëri dje një ftesë opozitës për negociata, por nga Partia Socialiste bëjnë me dije se deri më tani nuk ka asgjë zyrtare. Gjithsesi, nga kampi opozitar deklarojnë se në mbledhjen e sotme do të sqarohet se si do të vazhdohet në drejtim të vendosjes së një bashkëbisedimi mes palëvë.
Partia Socialiste kërkon ngritjen e një komisioni parlamentar për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, ku shumica dhe kryetari t’i përkasin opozitës. Sipas propozimit të tyre, komisioni hetimor duhet të lejohet të hetojë dhe të vëzhgojë të gjitha materialet zgjedhore, ku përfshihen edhe kutitë e fletëve të votimit.
Ndërkohë, akoma nuk është përcaktuar se cili do të jetë institucioni që do t’i kërkojë Komisionit të Venecias për interpretimin e hapjes së kutive të fletëve të votimit, Kuvendi, Presidenti i Republikës apo Gjykata Kushtetuese. Gjithsesi, kjo pritet të përcaktohet ne bisedimet dypalëshe.
Këto lëvizje rinisin pas rezolutës nga ana e Parlamentit Evropian, ku bëhet e qartë se kërkohet ngritja e komisionit hetimor, për të bërë të mundur transparencën e zgjedhjeve të 2009-ës.