Ekspertët e BE-së, vëzhgojnë sot përmbushjen e kritereve për vizat

Ekspertët evropianë nisin sot të vëzhgojnë në terren përmbushjen e tre kritereve për heqjen e vizave. Bazuar në rekomandimet e BE-së, ekspertët do vlerësojnë nëse janë rritur kapacitetet për zbatimin e ligjit, për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe për sekuestrimin e pasurive kriminale. Pas terrenit, informacioni do t'i kalojë zyrtarëve të BE që do të përpilojnë në shtator një raport nëse Shqipëria dhe Bosnja plotësojnë kushtet për të fituar liberalizimin e vizave.