PS do marrë pjesë në seancën e plenare

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste në mbledhjen e sotme ka vendosur që kjo forcë politike do të marrë pjesë në seancën e sotme parlamentare. Sipas vendimit të grupit deputetët e PS do të qëndrojnë sot në Kuvend vetëm 60 minutat e para, kur do të diskutohet jashtë rendit të ditës.
Partia Socialiste ka bojkotuar prej dy javësh Kuvendin, pas përjashtimit për dy javë të deputetit Taulant Balla, si dhe tërheqjes së vëmendjes së deputetit tjetër socialist, Saimir Tahiri.
Ndërkaq, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së është diskutuar edhe për protestën e 30 prillit. Sipas PS, kjo protestë do të zgjasë pa limit. Ajo do të nisë nesër në orën 18:00, dhe grupi i parë do të qëndrojë deri të shtunën po në të njëjtën orë dhe më pas do të protestojnë me radhë të gjitha qarqet e vendit.