Rasmussen: Angazhim i cdo force në jetën parlamentare
.jpg)
Sipas një njoftimi në faqen zyrtare të Kuvendit, Rasmussen shprehu bindjen e thellë se Parlamenti dhe Qeveria po bëjnë gjithçka të mundur për të kontribuar si vend anëtar i NATO-s në përmbushjen e angazhimeve të Aleancës, gjë që kërkon edhe një angazhim të fortë të vetë Parlamentit.
Nga ana e saj Topalli tha se mirëpret bashkëpunimin e deputeteve te opozitës në ecurinë e reformave te tjera qe Shqipëria ka para.
"Reformat për NATO-n e kanë ndryshuar Shqipërinë dhe progresi i jashtëzakonshëm që ky vend ka arritur po e afron edhe më shpejt në anëtarësimin në BE", - u shpreh Topalli.
Ndërkohë Rasmussen edhe në takimin me Topallin shprehu dëshirën për integrimin e plotë të Ballkanit në NATO, duke kërkuar edhe realizimin e një sërë standardesh dhe detyrimesh nga ana e vendeve pretenduese.