PS do te deshtonte ne Kushtetuese
Pretendim aburd dhe aspak logjik vlerësohet nga Alibeaj edhe ai i shprehur nga deputeti socialist, Armando Subashi, sipas të cilit, mazhoranca shkeli rregulloren kur nuk hodhi në votim edhe kandidatin Ardjan Visha. Akoma më pak kuptim merr ky qëndrim i Subashit kur në një matemaktikë të tijën thotë se vërtetë Çefa u zgjodh me 71 vota, por Visha mund të kishte marrë 72, ndërkohë që prezenca e deputetëve në sallë ishte 139.
Ligji parashikon qartë edhe përgjigjen ndaj arsyetimit të radhës të socialistëve se Elvis Çefa si anëtar i KLD-së është në konflikt interesi nëse mban dhe detyrën e kreut të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të pronave. Edhe në këtë rast ligji është në favor të Çefës.
Elvis Çefa u zgjodh të enjten e 12 prillit anëtër i Këshllit të Lartë të Drejtësisë. Ai propozua nga mazhoranca pas largimit të Kreshnik Spahiut, i cili përmes një komisioni hetimor që e detyroi atë të dorëhiqej, konfirmoi shpërdorimin e detyrës, duke iu përkushtuar aktivitetit politik.