E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS do të nisë sërish protestat në disa qytete

Burimet nga kjo parti bëjnë me dije se protestat në rrugë do të nisin të hënën në qytete të ndryshme të vendit, për të përfunduar më pas në Tiranë. 

Duke e filluar me Vlorën, Shkodrën e Beratin, dhe në datën 21 dhjetor në Tiranë, opozita do të kërkojë hapjen e kutive të zgjedhjeve të qershorit. Edhe gjatë këtyre protestave, Partia Socialiste do të përsëris kërkesën e hapjes së kutive të votimit, ose në të kundër largimin e kryeministrit Sali Berisha. Ndërkohë që protesta do të gërshetohet edhe me probleme sociale, si rritja e çmimit energjisë, etj.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›