E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filipine, rrëmbyesit paralajmërojnë vrasjen e 57 pengjeve

"Do të vras pengjet nëse policia tenton t'i shpëtojë'', deklaroi shefi i rrëmbyesve, Ondo Perez.
     
Grupi kriminal i organizuar kërkon që akuzat e vrasjes dhe mandateve të arrestit kundrejt tyre të hiqen dhe që një klan familjar rival të çarmatoset.
     
Të paktën 75 persona, sipas policisë u morën peng dje nga disa persona të armatosur në jug të Filipineve ku paqëndrueshmëria dhe dhuna janë shtuar që prej masakrës së fundit të 57 civilëve.
     
Sipas policisë, rreth 15 persona të armatosur sulmuan një shkollë në provincën Agusan del Sur, në ishullin jugor të Mindanaos.
     
Rreth 18 nga pengjet, 17 prej të cilëve nxënës dhe një mësues u liruan menjëherë pas tetë orëve tentativa.
      
Por, rreth 57 persona mbahen ende peng, ndërkohë që vazhdojnë negociatat me rrëmbyesit.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›