E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS dorëzon sot tjetër ankimim në Kolegjin Zgjedhor

TIRANE- Partia Socialiste do t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor me nje tjeter ankimim, duke vijuar, ashtu si kishte njoftuar qe me pare, betejën ligjore për rezultatin e Tiranës.

Ankimimi qe pritet te dorezohet behet kunder vendimit 711, për nxjerrjen e rezultatit përfundimtar nga ana e KQZ-së për Tiranën.

Juristi i PS-se, Damian Gjiknuri tha se kjo kërkesë padi do te dorezohet brenda dites se sotme.

Ky hap vjen pas rrezimit te ankimimit te dates 3 qershor, kur Kolegji Zgjedhor la ne fuqi vendimin e KQZ per rezultatin e Tiranes, qe nxirrte kandidatin demokrat Lulzim Basha fitues te gares per Tiranen, me 81 vota avantazh ndaj rivalit socialist, Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›