Bushati Berishes si intereson integrimi

Duke folur në emisionin “Shqip” në Top Channel, Bushati ka deklaruar se objektivi i vetëm i Berishës është sigurimi i pushtetit me vjedhen e votave.
“Berisha është një person që s’i intereson e ardhmja evropiane, por është një person që kërkon të kontrollojë sistemin, me filozofinë ‘ju fitoni votat, unë fitoj numërimin’”, ka pohuar Bushati.
Bushati është shprehur se, komuniteti ndërkombëtar është i interesuar për një Shqipëri demokratike dhe të stabilizuar, fenomene tek të cilat vendi nuk po mbështetet.
Kjo, sipas deputetit socialist, vjen si rrjedhojë e pushtetit të vjedhur të kryeministrit dhe vendimeve ilegjitime të KQZ-së.
“Qëndrimet e përbashkëta të Ashton, Fyle, apo të Countryman kanë një emërues të përbashkët, që ka të bëjë me vendimmarrjen e dyshimtë nga një institucion si KQZ”, ka shtuar Bushati.