PS e PBDNJ zyrtarizojne marreveshjen parazgjedhore
PS e PBDNJ zyrtarizuan sot marrëveshjen parazgjedhore. Pas një takimi të zhvilluar në selinë e PS-së, dy krerët e këtyre partive deklaruan për median se në zgjedhjet e 23 qershorit PS e PBDNJ do të jenë bashkë ne një aleancë parazgjedhore.
Kreu i PS-së, Edi Rama u shpreh i kënaqur për dakordësinë mes tij dhe kreut të PBDNJ-së, i cili pranoi ftesën për të hyrë në koalicionin "Aleanca për Shqipërinë Evropiane", emër ky që do të mbajë koalicioni opozitar.
“Nuk besoj se ka nevojë për shumë fjalë për afrimitetin bashkëpunimin dhe objektivat afatgjatë të vizionit të një Shqipërie që e kemi tërësisht të përbashkët, si një Shqipëri europiane në raportet tona me Partinë e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, flet tradita e një fqinjësie të mirë, e një marrëdhënie të mirë e mbështetur tek reciprociteti. Jam i kënaqur që me mikun tim Dule të hyjmë së bashkë në koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. Faleminderit, zgjerimi i koalicionit vijon!”, vuri në dukje Rama.
Nga ana e tij, Dule garantoi kontributin e partisë së drejtuar prej tij për një kontribut për arritjen e objektivit madhor siç është integrimi i vendit në BE.
“Jemi sot në konkludim për bashkëpunim me PS. Bashkëpunimi ynë nuk është bashkëpunim që ka filluar rishtazi. Është prej vitesh dhe kjo na bën më të sigurt, se njohim mirë njëri-tjetrin si forca politike, pikat e përbashkëta sikurse dhe vështirësitë që kemi pasur në të shkuarën. Pas vitesh ne opozitë është momenti të realizohet rrotacioni i shumëdëshiruar. Jo si qëllim në vetvete, por për t’i hapur vendin perspektivës në familjen europiane. Ky bashkëpunim do ketë kontributin qoftë dhe sa më të vogël”, nënvizoi Dule.