23 qershori PD ne negociata per aleancat parazgjedhore me aleatet
Partia Demokratike ka nisur konsultimet me aleatët për krijimin e koalicionit parazgjedhor. Në selinë e PD kanë hyrë sot paradite krerë të partive të vogla për tu takuar me sekretarin e përgjithshëm të demokratëve Ridvan Bode dhe këshilltarin e kryeministrit Oerd Bylykbashi.
Kështu, kreu i PLL-së, Eklrem Spahia, ai i PDK-së, Nard Ndoka, Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Lufter Xhuveli, Adriatik Alimadhi i Ballit Kombëtar, drejtuesi i LDK, Nikollë Lesi dhe kryetari i Lëvizjes Shqipëria e Re, Edmond Vlashaj janë takuar sot me grupin negociator të PD-së, për të rakorduar mbi bashkëpunimin parazgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.
Pritet që po sot t’i drejtohet selisë blu për negociata dhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ai i LZHK-se, Dashamir Shehi. Ndersa neser do te zhvillohet takimi mes PR-se dhe grupit te negociatoreve demokrate.