E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsimi PS akuza Tafajt

Deputetet e opozites kane sjelle shembuj konkret te emerimit te mesuesve dhe drejtuesve ne shkolla te ndryshme te vendit sipas bindjeve politike.

Ata i kerkuan ministrit te Arsimit te verifikoje rastet konkrete pasi ka te dhena se edhe persona me precedente penale jane emeruar mesues.

Ne Elbasan qyteti me njerez te emeruar me teseren e partise demokratike eshte shprehur Leka.

Ministri Tafaj ka pranuar se mund te kete raste por ai nuk eshte ne dijeni.

Une nuk jam ne dijeni te ketyre rasteve. Ne kemi kerkuar procedura transparence per cdo levizje te personelit tha Tafaj.

Kryetarja e Komisionit te Edukimit Valentina Leskaj ka sqaruar se ne Elbasan jane larguar 300 mesues nga puna dhe nje pjese e madhe e tyre kane fituar edhe gjyqin e serish nuk jane rikthyer ne shkolla.

Ne Elbasan jane shenuar largime politike nga puna deklaroi Leskaj.

Ministri i Arsimit Tafaj eshte pyetur edhe per ceshtjen e librave te femijeve te emigranteve dhe per shkarkimet e nje numri te madh mesuesish ne vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›