E Hënë, 2 Nëntor 2026

PS fiton Pustecin, Peleshi: Rezultat i thellë, mirënjohje komunitetit maqedonas

Partia Socialiste ka shpallur fitoren në Bashkinë Pustec në orët e para të ditës së hënë.

Në përfundim të numërimit të 8 kutive të votimit Partia Socialiste ka marrë 1.052 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike, Koalicioni PD–Aleanca për Shqipërinë e Madhështore me 436 vota.

Drejtuesi i PS-së për Qarkun Korçë, Niko Peleshi, përshëndeti rezultatin dhe u shpreh optimist për rezultatin në të gjithë qarkun.

“Rezultati është shumë i thellë. Është pothuaj 70% me 30%. Unë përulem me shumë respekt dhe mirënjohje për këtë mbështetje që minoriteti maqedonas na ka dhënë këtu. Kemi këtu të vetmen aleancë në këto zgjedhje, me partinë Aleanca Maqedonase për Integrim dhe kandidati ynë është Vasil Sterjovski nga ky komunitet. Është një ogur shumë pozitiv, sepse me siguri objektivat tanë do të arrihen. Ne kemi objektiv optimal, që është 6 [mandate] me 4, por do të synojmë për 7 me 3,” u shpreh z. Peleshi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›