E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS fton zyrtarisht LSI-ne

Të bashkohemi në emër të interesave të vëndit, për të mundur Sali Berishën i cili gjithmonë ka qënë pakicë. Kjo është rruga e fitores. Bashkimi. Kjo ishte  ftesa e Edi Ramës dërguar zyrtarisht nga mbledhja e grupit parlamentar socialist LSI-së së Ilir Metës për të ndërtuar së bashku një koalicion, me qëllim moslejimin e asnjë mipulimi më 23 qershor të votës së sovranit.

“E ftoj sot, drejtpërdrejt dhe publikisht LSI-në që tanimë që largimi nga Qeveria është pranuar si fakt i kryer prej vetë kundërshtarit tonë politik të vijë në koalicionin tonë parazgjedhor, duke hyrë në rrugën e natyrshme të bashkimit me PS, si dy forca të së majtës shqiptare dhe të familjes socialiste europiane”, tha Rama.
 
Kreu i PS-së nuk ka harruar të përmend të shkuarën konfliktuale mes të majtëve.

“E shkuara na i ka dhënë Ikja e LSIIkja e LSI, Berisha reagon në FB Ku do të shkojë LSI?Papandreu: Rama dhe Meta të bashkëpunojnë të gjitha mësimet e nevojshme për të mos përsëritur gabimet që në këto 8 vjet i kanë kushtuar Shqipërisë u kanë kushtuar shqiptarëve, i kanë kushtuar të majtës shqiptare si e tërë. Sali Berisha dhe PD s’kanë qenë asnjë ditë shumicë në popull. Por prej 8 vjetësh kanë ushtruar një pushtet të marrë falë ndarjes sonë, apo manipulimeve të lehtësuara nga ndarja jonë. Prandaj do të ishte jo vetëm krejt e panatyrshme, por edhe e pafalshme përpara Shqipërisë dhe historisë që sot, ne, Partia Socialiste e Shqipërisë, të mos bënim gjithçka kemi në dorë për të rihapur rrugën e bashkimit që siguron votën e shqiptarëve në 23 qershor, duke ia kthyer shumicës reale të popullit, të drejtën e qeverisjes së vendit”, shprehet Rama.

Edi Rama i dërgoi edhe një mesazh artyre të cilët janë skeptik apo kundërshotjnë koalicionin me LSI-në.

“Nuk pres që sot të gjithë të më jepni të drejtë. Pres vetëm që të kuptoni se unë dua të fitoj për të gjithë ju dhe kjo është rruga e fitores që na jep pushtetin jo për vete, po për t’i ndryshuar gjërat. Le të shkojmë përpara, pa asnjë ngurrim, sepse ne jemi Partia Socialiste dhe jemi bërë për të fituar, jo për të ngurruar atëherë kur duhet të udhëheqim”, theksoi Rama.

Ftesa për koalicion drejtuar Ilir Metës erdhi pas një mbledhje të 21 antarëve të kryesisë së PS, ku i vetmi zë që ka kundërshtuar këtë zhvillin në të majtën shqiptare ishte deputeti Erjon Braçe. Sakaq ish-kryeministri socialist Pandeli Majko i cili një ditë më parë në Facebook la të kuptohet se ishte kundra koalicionit me LSI-në nuk u prononcua sikurse edhe deputeti Namik Dokle. Por Ben Blushi dhe Saimir Tahiri nuk ngurrojnë ta shprehin optimizmin e këtij zhvillimi.

Asllan Dogjani: Largohem nga PS, do të kandidoj i pavarur
Deputeti Asllan Dogjani deklaroi për mediat pas takimit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste se ka vendosur të largohet nga kjo parti dhe të kandidojë si i pavarur në qarkun e Kukësit.

“Deklaroj të shkëputen ose më detyron të largohem nga Partia Socialiste kryetari Edi Rama. Largimi ka të bëjë me mungesën e demokracisë së brendshme në parti. Vendos të kandidojë si i pavarur në Kukës”, tha Dogjani.

Në Partinë Socialiste shumë gazetarë pritën për komente mbi aleancën e kësaj partie me LSI, por deklaratat nuk kanë ardhur ende.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›