E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan sulmohet impianti i energjise

Militantë të armatosur kanë sulmuar një impiant për energjinë elektrike në qytetin e Peshauarit, në Pakistan, duke vrarë 7 persona dhe duke plagosur disa të tjerë.

Një polic dhe një punonjës i impiantit u vranë menjëherë ndërsa 10 persona të tjerë u morën peng, ka raportuar policia lokale.

Pak më vonë pesë prej tyre u gjetën të pajetë në një fushë aty afër, por vendndodhja e pesë pengjeve të tjera nuk dihet.

Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit, por zakonisht janë talebanët ata që kryejnë sulme në këtë rajon.

Sulmi bëri që të ndërpritej përkohësisht energjia në disa pjesë të qytetit, por tani furnizimi është riparuar.

Sulmi i kryer nga militantë të armatosur rëndë ndodhi në orët e para të së martës në periferinë Badh Bher të Peshauarit, një zonë kjo e shënjestruar shpesh herë nga rebelët.

“Ata sulmuan stacionin e energjisë rreth orës 02:30, vranë dy persona dhe morën peng 10 të tjerë”, ka treguar Javed Khan, një oficer i policisë së zonës, për agjencinë e lajmeve “AFP”.

Ndërkohë, korrespondentja e BBC në Islamabad thotë se ekziston frika se militantët do të avancojnë sulmet e tyre në prag të zgjedhjeve që do të mbahen në maj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›