‘PS, gati për mandatin e katërt’/ Rama: Të rinjtë të përfitojnë nga linja e re e financimit prej 250 milionë eurosh nga Banka e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij përballë të rinjve të angazhuar në Partinë Politike u shpreh se të rinjtë që i kanë kthyer shpinën pronave dhe tokave të gjyshërve apo që punojnë në emigracion të rikthehen në Shqipëri dhe të përfitojnë nga linja e re e financimit prej 250 milionë eurosh nga Banka e Shqipërisë.
Sipas Ramës, sot e 100 ditë do të marrim një rezultat fitues përballë atyre që mendojnë se janë përkrah nesh por ndërkohë janë pas dhe lehin.
“ Ata do të përfitojnë nga paketa e maleve edhe nga linja e re e financimit prej 250 milionë eurosh nga Banka e Shqipërisë dhe ku qeveria do të kujdeset që të rinjtë ta gjejnë më shumë veten. Unë dua që sa më shumë të rinj nga fshati që i kanë kthyer shpinën shtëpsië apo tokës së gjyshit apo të rinjë në emigracion që rropaten duke bërë dy punë duke marrë paga që nuk i dalin duke gjetur nga 4-5 veta në një dhomë, të mund të bëjnë atë që mund të bëjnë.
Është reale të rinj nga Thethi në majën e majave që janë kthyer dhe po bëhen gur të rëndë në vendin e tyre. Madje ata në majë të malit nxjerrin të ardhura për veten e tyre, por jua çojnë familjeve që janë ende në emigracion që nuk ju del më siç ju dilte deri dje kur ishin në Itali apo Angli.
Ju çojnë edhe atyre ndihmë nga Thethi, sepse në çdo pikë të Shqipërisë, fshat, aty ku ka një tokë nga gjyshi dhe një ngrehinë që mund ta kthesh në ngrehinë mikëpritjeje nuk je më ti që duhet ta mendosh, por je zot dhe të vijnë atje për të shijuar mikëpritjen dhe t’i sjellin lekët atje. Ndaj turizmi quhet eksport. Sot studentët nuk duhet të kenë asnjë dyshim ku duhet ta cojnë votën sepse shumë prej tyre morën kënaqësinë e sportit në shkollë, ku numëroheshin me gishtat e duarve palestrat që pikon.
Nga një epokë pa asnjë orë edukimi fizik, sot kemi jo vetëm edukim fizik por edhe një lëvizje sportive për të cilët kujdesemi që nga baza që e paguan shteti dhe e marrin njësoj me të gjitha komponentët siç i marrin sportistët dhe ndjekja e tyre me të gjitha kartelat e shëndetit. Nga ajo lëvizje ne duam të rilindin skuadrat e volejbollit dhe basketbollit. Duam që ndërkohë nga të katërta anët ka plasur zullumi i rrjeteve sociale dhe marrëzive, fëmijët tanë të mund të kenë orët e tyre të shkëputura ku së bashku të socializohemi dhe të bëjmë aktivitet fizik.
Është i gjatë vargu i arsyeve se sot e 100 ditë do të marrim një rezultat që ata të tjerët kujtojnë se janë përballë, por janë pas dhe lehin ndërkohë që ne ecim përpara. Ju jam falenderues për angazhimin në krahun tim dhe drejtuesve tuaj politik në cdo qark.”
/abcnews.al