E Diel, 1 Nëntor 2026

PS gjen një punë për Fatos Nanon, plasin debatet për ndarjen në qarqe të të deleguarve

Share

Asambleja Kombëtare e PS, e mbledhur ditën e dielë, ka marrë një vendim që për shumëkënd cilësohet një surprizë. Kështu, në listën e të deleguarve të kryesisë për programin është përfshirë edhe Fatos Nano dhe Rexhep Meidani. Të dy do jenë bashkë të deleguar për konsultimin e programit qeverisës për Tiranën. Të dy janë anëtarë të përhershëm të Asamblesë kombëtare të PS. Por shpërndarja e të deleguarve në rrethe ka ngjallur shumë debate. Erion Braçe është dërguar si i deleguar në Korçë, kurse Ben Blushi në Elbasan. Valentina Leskaj shkon në Vlorë dhe Arben Malaj në Kukës. Pas këtij vendimi ka reaguar Shpëtim Gjika, kryetar i bashkisë së Vlorës. Po na trajtoni si ushtarë. Keni caktuar në Vlorë të paktën 5 persona që nuk janë fare nga Vlora. Po abuzoni me bazën e partisë. Ju nuk mund të promovoni figurat tuaja duke përdorur bazën e Vlorës ishte deklarata shpërthyese e Shëptim Gjikës përpara anëtarëve të Asamblesë Kombëtare. Edhe Erion Braçe ka shprehur zhgënjim. Unë nuk jam i deleguar i kryesisë së PS në disa KZAZ në Devoll dhe Korçë! Unë jam deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, në rrethin e Beratit! E gjitha në respekt të mandatit të marre nga socialistet e populli në këtë rreth! Ju kam thënë: Unë nuk kam nevoje për ofiqe në parti apo kudo gjetke! deklaroi ai.

Të deleguarit e Asamblesë

1. Ben Blushi dhe Damian Gjiknuri në Elbasan

2 . Erion Braçe dhe Ilir Beqja në Korçë

3. Arben Ahmetaj dhe Arben Isaraj në Gjirokastër

4. Eglantina Gjermeni dhe Vangjush Dako në Durrës

5. Ditmir Bushati në Pukë e Malësi e Madhe

6. Namik Dokle në Berat

7. Valentina Leskaj  dhe Fatmir Xhafaj në Vlorë

8. Shkëlqim Cani dhe Pandeli Majko në Dibër

9. Arben Malaj dhe Besnik Bare në Kukës

10. Arta Dade, Ndre Legisi, Sajmir Tahiri në Tiranë

11. Lindita Nikolla në Lezhë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›