Pollo: Topi, listë ryshfetesh për emërimet në gjyqësor

Sipas tij, kreu i Shtetit, Bamir Topi, ka shpërdoruar detyrën, ndërsa nuk u tregua mirënjohës ndaj Partisë Demokratike që e solli në këtë post.
“Ka pasur kritika ndaj z.Topi për qëndrimin jo luajal ndaj mazhorancë që e emëroi President, për qëndrimin antikushtetues, ku u sulmua dhunshëm qeveria, për reduktim të Presidencës në një padanë për tek një parti minore. Por, çuditërisht nuk është përmendur zullumi i kryer, me çka është funksioni kryesor dhe real i Presidentit dhe KLD-së, së kryesuar prej tij: të ryshfetit përkatës për çdo emërim në këto poste”, thekson ai për “Panoramën”.
Sipas Pollos, “Ky zullum është përcaktimi për herë të partë të hartës së çmimeve për postet e gjyqësorit, d.m.th. të ryshfetit përkatës për çdo emërim në këto poste. Kam biseduar me gjyqtarë, të njohur të mi; njerëz me profesionalizëm e integritet, të cilët plot trishtim më kanë thënë se Gjyqësorit do t’i duhet kohë e përpjekje për të dalë nga bataku ku është zhytur që nga viti 2007”.
Ministri shton se këtë e kanë treguar edhe raportet e Bashkimit Evropian. Sipas tij, pozicioni i Presidentit edhe si kryetar i KLD-së është kryer në mënyrë korrekte nga ish-Presidentët, Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu. /Start/
2012-01-23 08:44