E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS hap fushaten ne Durres. Rama E vetmja rruge Vangjush Dako

Partia Socialiste ka hapur sot zyrtarisht fushaten elektorale per zgjedhjet vendore ne qytetin e Durresit ku rikandidon per mandatin e dyte kryetari aktual i Bashkise Vangjush Dako. Ne fjalen e tij Dako ai shprehi mirenjohje per durrsaket qe e votuan kater vjet me pare ndersa i ftoi ata ta votonin serish per te vazhduar rrugen e nisur sebashku. Duke iu referuar kundershtarit te tij Ferdinand Xhaferri ai tha se nuk ka bere asgje ne keto vite per Durresin.

I pranishem ne kete takim kreu socialist Edi Rama tha se e vetmja rruge per zhvillimin e qytetit te Durresit eshte Vangjush Dako. Dako eshte kryetari i provuar i Bashkise tha ai.

Jam shume krenar per Partine Socialiste sonte. Ky takim entuziast po i tregon Durresit nje force me te bashkuar se asnjehere me njerez energjik dhe me ambicie per te nisur nje rruge drejt ndryshimit te faqeve te qyteteve tona- tha Rama.

Duke iu referuar personazhit te Don Kishotit Rama e quajti kandidatin e PD-se Ferdinand Xhaferri si Rosinantin e Saliut kalin qe luftonte me mullinjte e eres.

Para disa kohesh me mbeti ne mendje pamja e ngrire e qendres se qytetit te Durresit qendra e mbajtur peng nga Saliu dhe Rosinanti i tij qe sot eshte kandidat per Bashkine Durres- tha kryesocialisti.

Xhaferri eshte Rosinanti nepermjet te cilit Saliu kerkon te hyje si pushtues ne Durres tha Rama



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›