E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU hap fushatën, në themel “çështja çame”

PDIU, pjesë e “Aleancës për qytetarin” hap zyrtarisht fushatën elektorale. Tahir Muhedini në fjalën e tij deklaroi se qëllimi i kësaj partie do të jetë zgjidhja e cëshjes çame.
 

“Eshtë nje ditë e veçantë për çeshtjen çame dhe çështjen kombetare. Sot më shumë se kurrë ne kemi në dorë fatet e cështjeve tona dhe jemi shumë herë më të fuqishëm se gjashtë vjet më parë, kur nisëm betejën politike. Eshte partia ku bashkohen idealet tona, partia e çeshtjes çame, është partia e te gjithe shqiptarëve”.
 

“Sot ne jemi një, por na bashkon qëllimi dhe ideali dhe fakti i të qënit shqiptar”. Me anë të këtij mesazhi, Muhedini vuri në dukje cështjen came, sikurse e cilesoi, beteja e të gjithë qytetarëve.
 

“Ne 17 shkurt u themelua PDIU, jo si nje parti e çameve por e të gjithë cameve, dhe detyra jone eshte qe ta cojme ceshtjen came e drejtuar nga Shpetim Idrizi deri në zgjidhjen perfundimtare të saj. 17 shkurti eshte dita qe kombi jonë tregoi se së bashku mund tia dalim.
 

Ndërkaq, në këtë hapje fushate, kandidati i PD-së për Tiranën Lulzim Basha parashtroi të gjithë platformën për kryeqytetin.
“Unë kam premtuar dhe dua të përsëris angazhimin tim për punësim, me hapjen e 30 mijë vendeve të reja pune, do të heq 60 taksa. Tirana do të ketë një qëndër me investime ndertimi, do të ndërtoj një park të madh dhe një biblotekë universitare, per te pasur per te gjithe infrastrukturën e një Tirane me 100 mijë studente. Tirana do te ketë një tranvaj per ti shërbyer transportit publik” tha me tej Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›