E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS harton dosjen sot regjistrohet ne KQZ

TIRAN - Partia Socialiste ka hedhur poshte cdo aludim per mospjesemarrjen e saj ne zgjedhjet vendore te 8 majit. Zyrtare te partise me te madhe ne opozite do te dorezojne diten e sotme ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve dokumentacionin per regjistrimin si parti politike ne zgjedhjet e ardhshme vendore.


Burime nga selia roze bejne te ditur per gazeten Shekulli se dosja e plote me dokumentacionin perkates eshte gati dhe ajo do ti dorezohet zyres se protokollit ne institucionin e administrimit te zgjedhjeve ne Shqiperi.


Ne mbledhjen e djeshme te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve u regjistruan 14 parti. Pothuajse te gjitha partite qe kane paraqitur dokumentacionin i perkasin koalicionit te djathte.


Ndersa dy parti Partia Demokristiane e Nard Ndokes dhe Partia Socialiste e Moderuar e Gjergj Kojes ndonese ne opozite kane dorezuar dokumentacionin e tyre. Afati i fundit per regjistrimin e partive politike qe do te marrin pjese ne betejen e ardhshme elektorale eshte dita e sotme. Socialistet nuk do te rrezikojne per te thyer nje tjeter afat ata do ta zbatojne ate.


Dosja qe do te dorezohet nga Partia Socialiste ka brenda saj gjashte dokumente zyrtare. Aty perfshihet vendim i gjykates qe partia eshte e regjistruar me siglat dhe germat. Nje tjeter dokument do te jete adresa e partise.


Ne nje tjeter do te jete emri i kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama. Dokumenti tjeter qe dorezohet nga socialiste eshte emri dhe mbiemri i financierit te partise. Bashkengjitur ne dosje do te jete dhe emri i personit te kontaktit ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Gjithashtu pjese e dosjes eshte dhe emri zyrtar i partise dhe specimeni i vules zyrtare te saj.


Krahas partise me te madhe ne opozite pjese e regjistrimeve do te jene dhe aleatet e Opozites se Bashkuar te Shqiperise. Diten e sotme do te dorezohen te gjitha dosjet perkatese qe do ti bejne keto parti automatikisht garuese per zgjedhjet e ardhshme qe priten te zhvillohen me 8 maj.


Ne baze te Kodit afati i regjistrimit te forcave politike eshte 60 dite nga data e zgjedhjeve pra dita e sotme. Respektimi i ketij afati nga Opozita e Bashkuar nuk do te thote se forcat politike kane ndryshuar qendrim mbi kushtet e tyre per zgjedhjet e ardhshme vendore.


Burime nga selia roze bejne te ditur se nuk do te heqin dore nga kushtet e tyre per mazhorancen dhe nuk do te behen pjese e niveleve teknike ne institucionin e administrimit te zgjedhjeve deri ne plotesimin e tyre. Megjithese Partia Socialiste ka prej kohesh gati listat e anetareve te Komisioneve te Zonave te Administrimit Zgjedhor ata jane te vendosur per te mos u bere pjese e procesit pa garancine e nevojshme per zgjedhjet e ardhshme. Edhe ne daljet publike kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka theksuar se duhen garanci per zgjedhjet e ardhshme vendore dhe se me keto kushte smund te kete zgjedhje.


Dokumentet qe dorezohen per regjistrimin ne KQZ


Vendimi gjykates qe partia eshte e regjistruar me siglat dhe germat
Adresa e partise
Emir i kryetarit te partise
Emir dhe mbiemri i financierit
Personat e kontaktit ne KQZ
Emri zyrtar i partise
Specimeni i vules


Partite qe u regjistruan diten e djeshme


Partia Aleanca Maqedonase per Integrim Europian AMIE
Levizja Socialiste per Integrim LSI
Partia Levizja e Punetoreve Shqiptare PLPSH
Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet PDIU
Partia per Mbrojtjen e te Drejtave te Punetoreve te Shqiperise PMDPSH
Partia Ardhmeria Shqiptare PASH
Partia Reformatore Demokratike e Shqiperise PRDSH
Partia Aleanca Demokristiane e Shqiperise PADK
Partia e Pajtimit Kombetar Shqiptar PPK
Partia Demokrate per Integrim dhe Prosperitet PDIP
Partia Socialiste e Moderuar PSM
Partia Demokristiane e Shqiperise PDK
Partia Demokracia e Re Europiane PDRE
Partia e eshtjeve Shqiptare PSH


Kryetari i Partise Socialiste ka vijuar dje takimet me bazen ne qarkun e Korces per zgjedhjet vendore

Rama Pas fitores zgjedhje te parakohshme

KOR - Pas takimeve te zhvilluara ne Athine kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka rinisur diten e djeshme turin e tij paraelektoral. Ne te dyja takimet thelbi i diskutimit ishin zgjedhjet e 8 majit dhe perzgjedhja e kandidaturave.


Per kete ceshtje lideri i opozites ka kerkuar nga baza qe te perzgjedhe me kujdes te gjithe perfaqesuesit e socialisteve ne zgjedhjet e ardhshme vendore. Ai theksoi domosdoshmerine qe kandidaturat te mbeshteten nga baza ne menyre qe te mos kete probleme te tjera qe do te dergonin uje ne mullirin e Berishes.


Per kete arsye kryesocialisti kerkoi nga te gjithe nje angazhim maksimal qe do te sillte fitore dhe te lihen menjane te gjitha hatermbetjet. Nje tjeter ceshtje e prekur nga kreu i PS-se ishte dhe pjesemarrja ne zgjedhjet e ardhshme.


Teza e hapur nga te djathtet se socialistet nuk marrin pjese ne zgjedhje eshte nje fabrikim i tyre. Ne do te marrim pjese ne zgjedhje madje ne do te luftojme fort qe te fitojme zgjedhjet lokale dhe me pas te kerkojme zgjedhje te parakohshme - theksoi Rama.


Pas fjales se kryesocialistit takimet kane zhvilluar me dyer te mbyllura ku eshte diskutuar mbi problematikat dhe ne menyre konkrete mbi zgjedhjet e ardhshme. Krahas takimeve me te gjithe drejtuesit e qarqeve kryesocialisti ka shfrytezuar pranine e tij per te diskutuar ne takime te vecante me deputetet dhe drejtuesit e zonave te ndryshme per kandidatet. Brenda pak diteve pritet qe kryetari i Partise Socialiste te mbaroje te gjithe turin e tij per ti hapur rruge dhe procesit te zyrtarizimit te kandidaturave.


Perfaqesuesi i Ministrise se Mjedisit mberrin 30 minuta me vonese

Revoltohet PD tek Komisioni i Ligjeve


TIRAN - Partia Demokratike revoltohet ne Komisionin e Ligjeve pas voneses prej 30 minutash te nje funksionari te Ministrise se Mjedisit i cili do te ishte pjese e diskutimit te nje projektligji.


Te gjithe anetaret kryesisht te djathte ishin te ulur ne vendet e tyre per te filluar diskutimin per nje ligj. Por personi pergjegjes nga pala e Ministrise se Mjedisit nuk arriti ne kohe. Pas mberritjes se tij kryetari i Komisionit te Ligjeve Ilir Rusmali shprehu revolten e tij per kete vonese.


Per protokoll edhe pse nuk ka ndonje vlere per perfaqesuesit e ministrise se Mjedisit dua te shenoj faktin qe perfaqesuesit e ministrise se Mjedisit kane ardhur ne kete mbledhje me mbi gjysme ore vonese gje qe edhe kjo perben nje unikum ne historine e parlamentit.


Nuk ka ndodhur ndonjehere qe komisioni parlamentar ne perberje te plote te prese gjysme ore nje drejtor drejtorie apo pergjegjes sektori te nje ministrie cfaredo - shprehu shqetesimin Rusmali. Nga ana e tij drejtor i Pyjeve dhe Kullotave ne Ministrine e Mjedisit Arsen Proko tha se pati nje problem me juristen.


Ne menduam dhe prandaj e caktuam juristen e cila eshte marre konkretisht per nje kohe te gjate me kete projektligj. Ne mungese te juristes u perpoqem te mos gjenim ndonje tjeter nga zyra juridike dhe ishte e pamundur. Kjo ishte arsyeja e kesaj vonese te pakendshme dhe une sinqerisht ju kerkoj ndjese perseri - sqaroi ai vonesen e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›