E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terhiqet qeveria liberalizon sherbimin 3G

TIRAN- Kater muaj nga fillimi i ofrimit te sherbimit 3G qeveria ndryshon mendje dhe vendos ta liberalizoje kete treg. Pas debatesh te shumta midis operatoreve te telefonise se levizshme dhe perkunder kerkeses se tyre per me shume licenca ne shtator te vitit te kaluar qeveria vendosi te jape vetem nje te tille.


Nuk dihet se cfare e ka detyruar ekzekutivin te ndryshoje mendje por duket se per nje kohe jo me te gjate se gjashte muaj sherbimi 3G do te ofrohet edhe nga operatore te tjere.


Lajmi u be publik dje nga kreu i Autoritetit te Komunikimeve Elektronike dhe Postare Pirro Xhixho gjate raportimit para Komisionit te Veprimtarise Prodhuese ne Kuvend. Sipas Xhixhos se shpejti ky autoritet do te filloje kryerjen e nje analize te tregut per hapjen e mundesive qe te futen edhe operatore te tjere.


Madje sipas tij liberalizimi i sherbimit 3G eshte edhe nje detyrim i Marreveshjes se Asociim-Stabilizimit. Ne momentin e caktuar u gjykua qe ky treg mund te fillonte me nje operator.


Por kjo nuk eshte fundi kjo eshte fillimi i nje procesi. Jo te gjithe u duken se ishin te gatshem qe ti pergjigjeshin ofertes se AKEP-it. AKEP-i tha 1 deri ne 4 licenca qe te merrte reagimin e arsyeshem. Ne fillim u duk sikur te katert ishin te interesuar.


Po pergatitemi qe te jemi te gatshem ne nje analize qe do ti behet tregut qe ti hapim nje rruge edhe tre licencave te tjera. Brenda gjashtemujorit te pare do te rishikojme te gjithe proceduren -tha ai.


Shpallja nga qeveria e vendimit per leshimin e vetem nje licence 3G ne treg ngjalli reagimin e kompanive celulare te cilat kerkuan dhenien e kater te tillave nga nje per secilin operator. Pavaresisht kundershtimit qeveria vijoi me procedurat duke shpallur tenderin nga i cili u shpall edhe nje fitues. Ne mes te dhjetorit kompania filloi sipas rregullave ofrimin e sherbimit.


Kerkesen e tyre per leshimin e me shume se nje licencave 3G ne Shqiperi kompanite e lidhen sjelljen e me shume produkteve ne treg si dhe cmimeve me te konkurruese per perdoruesit. Nje tjeter arsyetim i kompanive kishte te bente me mbulimin ne nje kohe te shpejte te te gjithe territorit te vendit me rrjetin 3G.


Shteti do te perfitoje me shume te ardhura per buxhetin nga tarifat e paguara nga te kater operatoret e licencuar dhe investimet e bera per teknologjine 3G nga keta operatore qe do te kene nje efekt pozitiv ne Prodhimin e Brendshem Bruto - do te arsyetonin atehere ne nje reagim te perbashket kompanite e telefonise se levizshme


Pjese e diskutimeve ne mbledhjen e djeshme te Komisionit per Veprimtarine Prodhuese ishte dhe futja e sherbimit 4G ne Shqiperi gje per te cilen kreu i AKEP-it theksoi se po levizet edhe ne kete drejtim por tani per tani tregu nuk eshte gati. Momentalisht sherbimi 4G ofrohet ne kater vende te Bashkimit Europian nderkohe qe ne pjesen me te madhe ofrohet ai 3G.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›