E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-ja dorëzon sot propozimet për reformën parlamentare

Partia Socialiste dorëzon sot në Kuvend propozimet për rregulloren e Kuvendit. Paketa, e cila ka ditë që diskutohet, do të dorëzohet sot në sekretariatin e Kuvendit.
 

Dy ditë më parë deputeti i PS-së, Ditmir Bushati ka deklaruar se Partia Socialiste synon që përmes reformës të bëjë të mundur që parlamenti të funksionojë në bazë të dialogut dhe konsensusit politik.
 

Një prej atyre që kërkon PS-ja në këto ndryshime është kthimi i votës së fshehtë në Kuvend në mënyrë që të garantohen votat e opozitës dhe të sigurohet transparenca e buxhetimit të veprimtarive parlamentare.
 

Sipas Bushatit kjo reformë do të zhvillohet në dy faza ku në fazën e parë që do të prezantohet sot do të jetë ndryshimi i rregullores së Kuvendit duke e përshtatur atë me rregulloren e vitit 2009.
 

Deputeti Ditmir Bushati ka theksuar se janë tre shtyllat, mbi të cilat PS-ja mbështetet për realizmin e kritereve për një vlerësim pozitiv.
 

Sipas tij elementi i parë është një reformë zgjedhore e plotë, elementi i dytë një reformë institucionale që do të garantonte ndarjen e shtetit nga pushteti, dhe elementi i tretë është për një reformë e plotë parlamentare.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›