E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS kerkon arrestimin e ekspertit Ndoc ardaku

Partia Socialiste ka kërkuar arrestimin e ekspertit Ndoc Çardaku, pasi pretendon se ka manipuluar provat që lidhen me hetimet për ngjarjet e 21 janarit.
“Ndoc Çardaku eksperti i Ministrisë së Brendshme manipuloi provat për 21 janarin. Ne kërkojmë të arrestohet pasi është kriminel që guxoi të manipulojë provat” tha Tahiri.

Në një konferencë për shtyp deputeti Sajmir Tahiri ka deklaruar se pas 23 Qershorit Partia Socialiste do të vendosë autorët e krimit para drejtësisë.

“Eksperti është një manipulator i makinës shtetërore që fillon nga doktori i spitalit, shefi i informatikës në Kryeministri e deri tek Kryeministri vetë. Të gjithë këta bëjnë mirë të përgatiten, se pas 23 Qershorit do të japin llogari për 21 Janarin, të cilin Kryeministri sot shpalli me palaçollëk se do ta shpallë ditë pushimi. Pas 23 Qershorit ne e grantojmë kryeministrin se cdo ditë të vitit do e ketë pushim por jo pushim për qetësi por për të dhënë llogari” -ka theksuar deputeti socialist.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›