E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan 60 vjecari gjendet i vrare ne oborrin e shtepise

Një 60 vjeçar është gjendur i vrarë me armë gjahu në një fshat të Elbasanit.  Faik Poka me banim në Xibrakë të komunës Labinot Fushë u gjet pa jetë në oborrin e shtëpisë së tij.

Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe grupi hetimor. Sipas të dhënave paraprake rezulton se vrasja është kryer me armë gjahu në distancë të afërt.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje. Një ndër pistat e hetimit mbetet edhe ajo e krimit brenda familjes. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›