E Hënë, 2 Nëntor 2026

PS kërkon shkarkimin e Erion Veliajt, Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet më 23 shtator

Këshilltarët socialistë të Bashkisë së Tiranës u mblodhën në selinë e Partisë Socialiste për të diskutuar lidhur me vijimin e procedurave për shkarkimin e Erjon Veliajt nga posti i kreut të bashkisë.

Mësohet se argument për këtë nismë është mungesa e tij në detyrën si kryebashkiak prej 3 muajsh, me Veliajn, i cili nga 10 shkurt i këtij viti ndodhet në paraburgim.

Në takim është rënë dakord që më 23 shtator, në orën 16:00, të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, për të shqyrtuar kërkesën që këshilltarët e majtë pritet ta dorëzojnë në bashki.

Mbledhja në selinë e PS, u mbajt për gati një orë e gjysmë dhe u drejtua nga Kryetarja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino dhe kryetari i grupit socialist në Bashkinë e Tiranës, Eridian Salianji.

Gazetar: H. Mahmutaj

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›