E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS kerkon shkarkimin e zv.ministrit te Brendshem Peka

Partia Socialiste ka kerkuar shkarkim te menjehershem per zv.ministrin e Brendshem Avenir Peka. Kjo eshte bere e ditur ne nje deklarate nga deputeti i PS-se Namik Dokle. Reagimi i tij erdhi pas deklarates se kreut te Forcave per Nderhyrje te Shpejte Shemsi Premci i cili ka bere kallzim ndaj Pekes per urdher te paligjshem.

Nje deklarate tronditese e kreut te FNSH Shemsi Premci u dha flesh nga mediat e pavarura. Ai beri kallezim penal ne Prokurori ndaj zv.ministrit te brendshem Avenir Peka per urdhrin e tij te paligjshem dhe antikushtetues per te shtypur militantet e PS ne Bathore. Duke perkrahur dhe mbeshtetur cilindo punonjes te rendit qe zbaton me korrektesi ligjin dhe kushtetuten Partia Socialiste njeheresh denoncon dhe denon me indinjate dhe perkushtim ligjor te gjithe ata qe kercenojne organizojne dhe urdherojne veprime policore dhe jo policore te kunderligjshme. Ky zv.minister qe guxon te dale mbi ligjin urgjentisht duhet te jape doreheqjen apo te shkarkohet nga detyra ka deklaruar deputeti i PS-se Namik Dokle.

Deputeti tha se PS inkurajon organet e drejtesise qe ne baze te ligjit dhe kushtetutes te mbrojne voten e lire dhe zgjedhjet demokratike. Paralajmerojme Sali Berishen te mbaje larg nga vota e lire e popullit pekat dhe purtekat e tij bashat dhe mashat ponet dhe alkaponet. Askush nuk do te mundet me te shtype militantet e PS as ne Bathore dhe asgjekundi tjeter. Askush nuk do te mundet me te preke dhe te vjedhe votat e shqiptareve. Askush nuk do te mundet me te manipuloje zgjedhjet e lira tha Dokle.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›