E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama fantazon për helikopterë në fushatë

Partia Demokratike ka reaguar sot për deklaratat që kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rana bërë dje në Kombinat, për përdorimin e një helikopteri nga Kryeministri Berisha në fushatë.
 

Në një konferencë për shtyp zëdhënësja e PD-së Albana Mustafaraj theksoi se kreu I PS-së Rama
nën panikun e dështimit të fushatës, vazhdon si rrugë të vetme politikën e përbaltjes përmes shpifjes ndaj kundërshtarit.

“Partia Demokratike ju informon se Kryetari i saj dhe njëkohësisht Kryeministri i vendit, në asnjë rast apo rrethanë nuk ka përdorur helikopterë privatë apo shtetërorë që nga hapja e fushatës. Padyshim arsyeja e kësaj akuze të pavërtetë qëndron në axhendën intensive të takimeve entuziaste të Kryeministrit dhe Kryetarit të PD-së,z. Berisha, pas së cilës nuk qëndrojnë as helikopterë, as qilimë fluturues, por frymëzimi nga qytetarët dhe pritja e tyre, pasioni elektoral, energjitë dhe disiplina e hekurt e Kryetarit të Partisë Demokratike, që po konturojnë një fitore të bukur e të thellë më 8 maj në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë të të gjithë kandidatëve të "Aleancës për Qytetarin" theksoi Mustafaraj.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›