E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS lajmëron protestë, PD miting festiv

Kreu i Grupit Parlamentar demokrat Astrit Patozi u shpreh se Edi Rama është shkaktari kryesor i krizës në Shqipëri. Sipas tij Asambleja e mbledhur prej tij tregoi dhe njëherë se nuk mund të presim asgjë nga kjo parti dhe nga kreu i saj. "U shqiptuan të njëjtat sllogane për gjoja transparencën dhe u theksua edhe një herë se grupi parlamentar i Partisë Socialiste nuk do të lejohet të dalë nga kutia. Gjeneratori i dëshpërimit, që po mban peng prej gati 8 muajsh forcën e vet politike, na tregoi edhe një herë, se nuk ka ndërmend t'u japë mundësitë deputetëve të përfaqësojnë me dinjitet në parlament zgjedhësit e tyre", u shpreh Patozi. Kreu i grupit parlamentar demokrat tha se dëshirat e një njeriu nuk mund të mbajnë peng aspiratat kombëtare, dhe të kthehen në një dramë të vendit tonë. Ndërkaq ne kemi ndërmend të festojmë më 1 maj, me një entuziazëm që Tirana nuk do ta ketë njohur ndonjëherë më parë.Patozi tha se me këtë festë do të nderojmë punën e përbashkët të gjithë shqiptarëve, lajtmotivin e reformave të kësaj mazhorance, sukseset tona që na kanë bërë të jemi anëtarë të denjë të NATO-s, që po mundësojnë liberalizimin e vizave dhe po rrisin shpejtësinë drejt Bashkimit Europian.". Deklarata erdhi menjëherë pas Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste dhe deklarimit të kreut të grupit të saj parlamentar Gramoz Ruci.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›