E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arben Malaj: Duhet të hyjmë në Kuvend

Deputeti i Partisë Socialiste është shprehur kundër bojkotit të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. "Dje disa kolegë përdorën edhe shifra që deri në 80% e anëtarëve të organizatave kërkojnë bojkotin e përhershëm të parlamentit. Kjo frymë e godet Partinë Socialiste në avantazhin e saj publike. Anëtarësia e PS përfshin njerëz me vlera njërëzore, njerëz të përkushtuar dhe njerëz të arsimuar", u shpreh Malaj. Ai shtoi se ka pasur përpjekje për të zvogëluar dhe kërcënuar zërin opozitar brenda Partisë Socialiste, dhe se sipas tij kjo parti nuk duhet të përfaqësojë vetëm interesat e një shtrese, por të të gjithave, duke qënë një parti multiperfaqësuese. Ai vazhdoi se protestat nuk duhet të jenë fillimi por një harmonizim i reagimit tonë publik, duke nisur me ndërprerjen e bojkotit. Pjesëmarrjen në parlament nuk e kërkoj si fasade për qeverinë por si detyrim politik për të arritur brenda institucioneve transparencën e votës dhe ndaljen përfundimtare të vjedhjes së tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›