E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS largon Islamin nga grupi kuvendor

Në mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste, kryetari i saj Edi Rama ka propozuar cregjistrimin nga partia të deputetit Kastriot Islami.

Burime nga mbledhja bëjnë të ditur se Islami do të shkarkohet në mbledhjen e grupit parlamentar që do të mbahet të hënën e ardhshme.

Shkak për këtë vendim është bërë qëndrimi kritik ndaj lidershipit të PS nga ana e Islamit, i cili do të vazhdojë të jetë deputet, por jo më në grupimin socialist.

Ndërkohë, burimet shtojnë se nga partia do të cregjistrohet edhe deputetja Rudina Seseri, për shkak të mungesës së saj të gjatë në seancat e Kuvendit të Shqipërisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›