Shkoder ekzekutohet nje person

Një atentat me armë zjarri ka tronditur pasditen e sotme qytetin e Shkodrës, ku si pasojë ka mbetur i vrarë një person, shtetasi Nush Gjerkaj.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave Gjerkaj është qëlluar me armë teksa ndodhej në një lokal në qendër të qytetit.
Burimet saktësojnë se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Perash” të qytetit verior dhe se nga të shtënat një person tjetër ka mbetur i plagosur.
Burimet shtojnë më tej se agjentët e anti-krimit kanë nisur hetimet mbi ngjarjen dhe po marrin në pyetje dëshmitarë për të identifikuar autorin VrasjePukë, vritet me armë zjarri 60-vjeçari Konflikt me armë në Lezhë, dy të plagosur Vrasja në Fier, kapet i dyshuari e krimit.
Një ngjarje e ngjashme ndodhi disa ditë më parë në fshatin Gjegjan, pranë qytetit të Pukës, ku një 60-vjecar u ekzekutua me një plumb të vetëm në kokë.
Ngjarja, nga e cila humbi jetën shtetasi Gjon Prendi nuk është zbardhur ende, edhe pse policia ka deklaruar vazhdimisht se po zhvillon hetime intensive.
Ndërsa në fillim të muajit, një biznesmen u ekzekutua në qendër të qytetit të Fierit, në një atentat të stilit mafioz, nga i cili mbetën të plagosur dy persona të tjerë.
40-vjeçari Spartak Xhaho mbeti i vrarë në vend, teksa u qëllua nga një makinë në lëvizje me breshëri automatiku.
Ndërsa në Durrës u gjet një kufomë e dekompozuar dhe e paidenfitikuar, në breg të detit, në zonën e Kallmit.
Nga këqyrja paraprake e trupit rezultoi që ai t’i përkiste një personi të seksit mashkull, me moshë rreth të dyzetave.