E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

PS mbledh Bordin e Diasporës, Spiropali: Deri tani janë regjistruar 8647 zgjedhës

TIRANË, 13 janar /ATSH/ Partia Socialiste mblodhi zhvilloi sot një takim me Bordin e Diasporës.

Kryetarja e Kuvendit, njëherësh drejtuese politike e Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali u shpreh se, deri më tani 8647 zgjedhës janë regjistruar lehtësisht nga kudo ku ndodhen, mes linkut diaspora.kqz.gov.al ose aplikacionit të shkarkuar në telefon KQZ.

Ajo i bëri thirrje shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që të regjistrohen për të pasur mundësi të votojnë në zgjedhjet e 11 majit.

“Nxitoni deri më 1 mars t’i jepni vetes mundësinë për t’u bërë pjesë e historisë sonë të përbashkët”, shkruan Spiropali.

Bashkatdhetarët shqiptarë jashtë vendit votojnë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, pas miratimit të ndryshimeve përkatëse ligjore. /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›