PS mbledh grupin parlamentar, PD pret aleatët në selinë e re
E ndërsa gjatë paradites bënë betimin e tryre për mandatin katërvjeçar si deputetë, grupi parlamentar socialist do të mblidhet në orën 18:00, ku pritet të vendoset për kryetarët dhe anëtarët që do të përbëjnë komisionet kuvendore. Ndërkaq në këtë takim, pritet të përcaktohet dhe strategjia që do të ndjekë PS në parlament.
Në të njëjtën orë zhvillime ka dhe në radhët e selisë blu, ku PD pret në takim aleatët opozitarë. Burime për Ora News bëjnë me dije se takimi është kërkuar nga kreu i PD, Lulzim Basha, ndërsa nuk dihen temat e diskutimit mes tyre.