PS mbledh sot Asamblenë, emrat e rinj të Kryesisë
TIRANE- Partia Socialiste mbledh sot ne mesditë Asamblenë Kombëtare, qe krahas konstituimit te saj, parashikon zgjedhjen e kryetarit të saj, Kryesisë dhe të Sekretariatit.
Pas konstituimit të Asamblesë pritet rizgjedhja pa debate e Gramoz Ruçit si kryetar i Asamblesë, ndërsa kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama do të publikojë listën e kandidatëve që ai do të propozojë për Kryesinë e re për një mandat katërvjeçar.
Mesohet se kryetari i partise do të propozojë që të rritet numri i anëtarëve të Kryesisë nga 16 që janë aktualisht, në 25. Sipas Statutit të PS-së, kryetari mund të propozojë 1/3 më shumë kandidatë se numri i miratuar nga Asambleja për anëtarë kryesie (rreth 8 emra më shumë). Gazeta “Panorama”, duke cituar burime nga selia roze jep sot detaje rreth asaj qe pritet te sjelle mbledhja e sotme.
EMRAT E SEKRETARËVE AKTUALË
Andis Harasani- Sekretar për Programin Politik
Arta Dade- Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare
Blendi Klosi- Sekretar Organizativ
Edlira Haxhiymeri- Sekretare për Shoqërinë Civile dhe Shanset e Barabarta
Ethem Ruka- Sekretar i Burimeve Njerezore Fatmir Xhafaj- Sekretar për Koordinimin dhe Çështjet Ligjore
Kastriot Islami- Sekretar për Çështjet Zgjedhore
Besnik Baraj- Sekretar për Çështjet e Mjedisit
EMRAT E SEKRETARËVE QË MUND TË ZGJIDHEN
Ilir Beqja- Sekretar për Programin Politik
Arta Dade/ Taulant Balla- Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare
Blendi Klosi- Sekretar Organizativ
Eglantina Gjermeni- Sekretare për Shoqërinë Civile dhe Shanset e Barabarta
Ethem Ruka- Sekretar i Burimeve Njerezore
Fatmir Xhafaj- Sekretar për Koordinimin dhe Çështjet Ligjore
Erjon Veliaj- Sekretar Politik për Emigracionin
Damian Gjiknuri- Sekretar për Çështjet Zgjedhore
Besnik Baraj- Sekretar për Çështjet e Mjedisit
EMRA TË RINJ PËR KRYESINË E PS
Vangjush Dako
Qazim Sejdini
Niko Peleshi
Shpëtim Gjika
Adelina Farriçi
Ilir Beqja
Gjovalin Kadeli
Gazmir Bizhga