E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-PS, nis takimi për reformimin e Kuvendit

Mazhoranca dhe opozita pas nisjes së reformës parlamentare, sot kanë zhvilluar takimin e parë të grupit të punës për reformimin e parlamentit.

Nga ky grup pune pritet të diskutohen mundësitë e përmirësimit të funksionit të parlamentit, nisur edhe nga kritikat që bëhen mbi funksionimin e këtij institucioni nga progres-raporti i Komisionit Evropian.

Opozita pritet të kërkoi rregulla të barabarta mes mazhorancës dhe opozitës pasi tre vitet e fundit është vërejtur një dominimin i mazhorancës edhe duke ndryshuar rregulloren sa herë ka pasur nevojë.

Nga ana e saj mazhoranca është shprehur dakord për këtë reformë por ka vendosur si kusht që si dokument bazë të merret rregullorja e Parlamentit Evropian.

Takimi i parë është drejtuar nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli me praninë e përfaqësuesve të PD-së Viktor Gumi dhe Jemin Gjana dhe nga krahu i PS-së nënkryetari i parlamentit Namik Dokle dhe Ditmir Bushati. Mbledhja po zhvillohet pa praninë e medias.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›