E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS mblidhet në Korçë, Ruçi sulmon Ministrin Imami

Grupi parlamentar i PS paralajmëron se muaji shtator do të shënojë fillimin e nismave për zbardhjen e akuzave ndaj ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, te cilin opozita e akuzon për trafik armësh dhe pergjimin e opozitës. Deklarata u bë nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruci, i cili tha se socialistët do të zbulojnë cdo shkelje të bërë nga ky institucion.
 

“Çështja e përgjimit të opozitës dhe e përfaqësuesve të diplomacive të huaja, nga shërbime të paautorizuara nga ligji dhe Kushtetuta, të cilat janë bërë prezentë nga ne në mbyllje të sesionit parlamentar dhe sigurisht do të institucionalizohen me hapjen e sesionit të ri parlamentar. Komentet i ka bërë përfaqësuesi jonë i komisionit të sigurisë dhe sigurisht në konsultim dhe në ballafaqim me ligjin do të kemi hapat tona institucionale në sesionin e ri parlamentar. Por, pa bërë fare edhe konsultim mjafton që një ushtarak i këmbësorisë caktohet të drejtojë flotën detare, konkluzioni është i qartë”-tha Ruci.
 

Deklaratat e Rucit u bënë nga Korca, ku deputetë dhe sekretarë të PS që nga enjtja janë mbledhur për të përcaktuar strategjine e kësaj force politike në sezonin e ri parlamentar. Beteja në Parlament, fushata elektorale dhe koalicionet zgjedhore po diskutohen në takim pune të kupolës socialiste, drejtuar nga vetë kryetari i PS, Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›